LIFESTYLE, 6 Prill 2025, 18:55

Xheni Karaj i drejtohet Jorida Tabakut: E di që nuk je homofobe, mos u shtir kot për një grusht vota...

Xheni Karaj i drejtohet Jorida Tabakut: E di që nuk je homofobe, mos u

Jorida Tabaku, ka nisur fushatën e vështirë për të fituar një mandat tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, pasi u la në listën e hapur të Tiranës nga Sali Berisha.

Gjatë fushatës intensive, Tabaku edhe pse ka qenë gjithmonë një deputete e moderuar, ka filluar të përqafojë retorikën konservatore të Sali Berishës, duke thënë se është "për familjen tradicionale", pra duke përjashtuar familjet LGBT. Por, përpara kësaj fushate, Tabaku nuk është fokusuar te kjo çështje. 

Deklaratat e deputetes, kanë sjellë reagimin e Xheni Karajt, aktiviste dhe drejtuese e Aleanca LGBT, e cila thotë se ndihet e zhgënjyer me Tabakun, sepse ka përqafuar një retorikë "të shtirur" për fushatë. Karaj deklaron se mund edhe ta votonte deputeten, por retorika e saj për "një grusht votash" ka bërë që të ndërrojë mendje. 

"Sot po i thosha një miku tim gazetar se, nëse do të votoja për një politikan të Partisë Demokratike, ajo do të ishte pikërisht Jorida Tabaku. Si fëmijë e rritur në mjediset e selisë së PD-së, gjithmonë e kam parë Joridën si një nga gratë tironse më të mençura dhe më të përgatitura që ka pasur kjo parti. Si tironse, Jorida duhet të promovojë vlerat që i bëjnë tironsit krenarë, ku më kryesorja është mikpritja dhe pranimi i diversitetit.
E di që Jorida nuk është homofobe. Por nuk mund të mos ndjej një zhgënjim të thellë kur shoh që, ashtu si shumë kolegë të saj, ka zgjedhur të luajë kartën e shtirur dhe të djegur të konservatorizmit, thjesht për një grusht votash.
Ajo thotë në intervistë se parimet konservatore kanë qenë baza e PD-së, dhe se “familja ka qenë gjithmonë e para”.
Po sa parimore ka qenë kjo parti, moj Jorida, kur s’ka mbetur konservator parimor në PD pa i futur thikën pas shpine njëri-tjetrit?
Këtë nuk besoja se do të më duhej të ta evidentoja unë, duke qënë se e ke ndjerë vetë në kurriz", shkruan Karaj. 

Deklarata e Tabakut: