TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa këto ditë kanë qenë të ngarkuara për Elsa Lila, pasi prezantoi në Panairin e Librit, librin e saj të parë “Mirë se erdhe në Rebibbia”, duket se këngëtarja ka emocionuar dhe një idhull të saj.
Siç shihet nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Elsa është takuar me një këngëtare të re, Luna Causholli, pjesëmarrëse këtë vit dhe në festivalin e Këngës Magjike. Kjo e fundit ka takuar pikërisht në panair, këngëtaren e saj të preferuar, ndërsa kanë ndarë për disa minuta një bisedë.
“Misioni i nje artisti eshte te frymezoje e te ndikoje pozitivisht publikun i cili e ndjek, e pëlqen, e duartroket. Je nje frymezim per mua @elsalilaofficial ashtu si edhe per shume Shqipetare, Italiane dhe jo vetem, qe ty te ndjekin dhe te admirojne. Qe kur degjova kenget e tua te para me te cilat debutove ne skene dhe more vleresimin maksimal ate te cmimit te pare te padiskutueshem, u dashurova me “Larg urrejtjes” dhe “Pyes lotin”. Ishte koha kur juria dhe publiku kishin te njejtin mendim se kush duhet ta fitonte festivalin. Pastaj erdha me ty ne Sanremo dhe serisht u emocionova pafund me “Valeria”. E keshtu vazhdova me te gjitha kenget e tua duke vijuar me me te preferuaren time “Evita”, fituesja e Fest 61, festival ne te cilin mora edhe une pjese per here te pare dhe pastaj ti sjell “Mars” muaji qe lajmeron zyrtarisht ardhjen e pranveres. Pranvere je ti per mua!
Me kufjet ne vesh si gjithmone duke degjuar kenget e tua e mbajta frymen tek Panairi i librit per te vijuar frymezimin nga ty tashme ne nje tjeter dimension. Te falenderoj per kete cast magjik qe do mbetet perjete ne memorjen time, per kete mbeshtetje te pa kursyer qe me motivon te shkelqej.????
Tani sapo hapa kopertinen e librit tend “Mire se erdhe ne Rebibbia” e po filloj shfletimin e tij. Kush e di sa do kem per te shkruar akoma kur te kem perfunduar leximin e librit.
Te dua shume dhe te uroj sa me shume vepra arti nga ato qe di te besh vetem ti!
Me dashuri, Luna❤️”, shkruan Luna.
View this post on Instagram