TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dea Mishel është një prej personazheve më të komentuar në rrjete sociale. Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 së fundmi u ka komunikuar me fansat përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.
Njëra nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me jetën private, konkretisht nëse ka pasur ndonjë lidhje që ia ka vlejtur. “A ke pasur ndonjë lidhje për të cilën ia vlente të luftoje?”, ka qenë pyetja.
Ndërkohë ajo i është përgjigjur “Largqoftë, po më patë ndonjëherë duke luftuar për një burrë më shtroni në psikiatri, sepse nuk do të jem unë kurrë kjo”. Më parë, prezantuesja zbuloi se ka pasur disa probleme shëndetësore, por tani është mirë.