LIFESTYLE, 20 Gusht 2024, 16:05

U gjet i pajetë në banesë, zbulohen detaje shqetësuese të ditëve të fundit të Matthew Perry-t

U gjet i pajetë në banesë, zbulohen detaje shqetësuese

Detaje të reja janë shpalosur nga rasti i vdekjes tragjike të aktorit Matthew Perry, duke shkaktuar një tronditje mes fansave të tij.

Tani, u zbulua se asistenti personal i yllit të Friends ka një rol në vdekjen e parakohshme të aktorit. Kenneth Iwamasa, sipas raporteve, e gjeti yllin e ndjerë "të pavetëdijshëm në rezidencën e tij në të paktën dy raste", në tetor 2023 pasi ai i injektoi atij një dozë "të konsiderueshme" të ketaminës, të cilën ai po e merrte për të trajtuar depresionin e tij.

Dokumentet tregojnë se ai i injektoi atij "përafërsisht 6-8 doza në ditë" dhe në ditën fatale, aktori i tha atij të "bënte një dozë të madhe" pasi i kishte bërë dy doza. Us Weekly raportoi se Kenneth shkoi për të kryer detyrat për Matthew-n, megjithatë, kur u kthye në shtëpi, e gjeti atë në xhakuzi pa ndjenja.

Raportet mjekësore konfirmojnë se Perry vdiq për shkak të efekteve akute të ketaminës. Autoritetet ndërkohë akuzuan pesë persona në lidhje me vdekjen e tij, duke përfshirë ndihmësin e tij, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për shpërndarjen e drogës që shkaktoi vdekjen.