TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi, kanë vendosur t’i japin fund beqarisë, duke celebruar kështu lidhjen e tyre, teksa së shpejti presin të bëhen prindër të një vajze.
Lajmi është konfirmuar nga vetë modelja, e cila përmes postimeve në Instagram, ka treguar pjesëza nga celebrimi i tyre.
Të veshur me të bardha, zambakë po të bardhë dhe syze dielli të zeza duket se ka qenë veshja e përzgjedhur prej tyre për ditën e martesës.
“U betuam”, ka shkruar Sara Gjordeni krahas postimit të një video ku duken çifti teksa firmosin regjistrin martesor, duke deklaruar kështu që dyshja është tashmë e zyrtarizuar.
Modelja dhe këngëtari u njohën në Big Brother Vip Albania 3, ku nisën shkëndijat e para të dashurisë, për të vijuar më pas si çift e jashtë garës.
Ata janë në pritje të lindjes së vajzës së tyre. Sara Gjordeni ka qenë shpesh herë aktive në rrjete sociale lidhur me shtatzëninë e saj e jo vetëm, teksa një herë i ka dedikuar një shkrim emocionues:
“Po si ta falënderojë Zotin mami që erdhe ti o dritë? Si munde të vish të më japësh frymë kur bota po ma merrte?
Si munde që në vend që e liga e mllefi të rritej brenda meje nga gjithçka po ndodhte, Zoti të solli ty dhe më tha Stop; rrit të mirën brenda teje! Si ta falënderojë mami Zotin që për kaq ditë ja plotësoi lutjet?
Unë e di o frymë që ti je shenja më e madhe që më ka ardhur ndonjëherë nga qielli se asnjë e keqe nuk e thyen njeriun e mirë. Je shenja më e madhe e dritës, e shpresës, e forcës, e pathyeshmërisë sime!
Je arsyeja pse mami çdo mëngjes i qesh babit se akoma nuk e besojmë sesi je mes nesh … Mami të është borxhlie gjithë jetën për forcën që i dhe! Asgjë që do të të jap në këmbim s’do e shlyejë kurrë”, shkruajti asokohe Sara.