LIFESTYLE, 7 Qershor 2025, 12:55

Tom Cruise thyen Rekordin Guinness me “Mission: Impossible 8”

Tom Cruise thyen Rekordin Guinness me “Mission: Impossible 8”

Tom Cruise është zyrtarisht një rekordmen Guinness. Aktori hollivudian ka vendosur rekordin botëror për “më shumë kërcime me parashutë nga një individ gjatë një xhirimi filmi”, duke realizuar plot 16 hedhje nga ajri për një skenë të vetme në filmin e ardhshëm “Mission: Impossible – The Final Reckoning”.

Kryeredaktori i Librit të Rekordeve Guinness, Craig Glenday, u shpreh:

“Tom nuk luan vetëm rolin e heronjve të filmave aksion – ai është një hero aksioni! Përkushtimi i tij ndaj realizmit dhe guximi për të sfiduar limitet e mundshme e bëjnë atë unik në botën e kinemasë.”
Cruise nuk u ndal vetëm me hedhjet. Ai mbante edhe një aparat fotografik 50 kg të montuar në trup, për të kapur imazhe nga afër ndërsa kryente manovrën spektakolare nga 75,000 këmbë lartësi. Skena konsiderohet një nga më të rrezikshmet të realizuara ndonjëherë pa përdorur dublantë.

Me regji nga Christopher McQuarrie, filmi mbyll sagën shumëvjeçare të Ethan Hunt, e nisur në vitin 1996. Përveç Cruise, në film rikthehen edhe Simon Pegg, Ving Rhames, Vanessa Kirby, Hayley Atwell, Esai Morales dhe Pom Klementieff.

“Mission: Impossible – The Final Reckoning” pritet të jetë një përmbyllje epike për një nga sagat më të dashura të zhanrit të aksionit – dhe padyshim më ekstremen.