LIFESTYLE, 29 Tetor 2024, 22:00

"Të gjithë më thonë falja", Xhensila fajtore për ndarjen? Bes Kallaku: Gabimisht u deshtëm, ja vlejti kur zemrën e shite…!

"Të gjithë më thonë falja", Xhensila fajtore

Aktori i humorit Bes Kallaku është një ndër emrat më të lakuar të shtypit rozë sidomos pas ndarjes së bujshme me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Pak momente më parë, Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me artisten Eli Malaj, "Pa Ty".

Ndjekësit e tij menjëherë kanë nisur aludimet se kjo këngë i dedikohet Xhensilës, duke parë se dhe teksti është shkruar nga aktori i njohur.

"Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite", janë disa nga vargjet e këngës, ku nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila.