LIFESTYLE, 26 Korrik 2025, 19:26

Si të shpëtoni nga zverdhja e flokëve pas pushimeve, përzierja që rikthen shkëlqimin e biondeve

Si të shpëtoni nga zverdhja e flokëve pas pushimeve,

Pas ditëve në diell, det apo ujë të klorinuar, flokët biond shpesh marrin një nuancë të verdhë të padëshiruar. Për të rikthyer shkëlqimin natyral dhe për të neutralizuar tonet e ngrohta, ekspertët këshillojnë një trajtim ngjyrosës të përgatitur me përbërës të thjeshtë në shtëpi.

Përzierja për flokë të lagur:

Bojë për flokë
Hidrogjen 6%
Shampo
Pak ujë
Përzieni sasi të barabarta të bojës, hidrogjenit dhe shampo-së, duke shtuar pak ujë për ta holluar. Aplikojeni në flokët e lagur dhe lëreni të veprojë 5–30 minuta, sipas rezultatit që dëshironi.

Përzierja për flokë të lagur ose të thatë:

Bojë për flokë
Hidrogjen 3%
Përzieni sasi të barabarta dhe aplikojeni në rrënjë ose në të gjithë gjatësinë. Koha optimale është 15–20 minuta, por mund të variojë nga 5 deri në 30 minuta, sipas nevojës.

Sekreti i suksesit është zgjedhja e nuancës së duhur. Për të neutralizuar të verdhën, përdorni bojë me ton vjollcë ose hiri, ndërsa për tonet portokalli – nuanca jeshile ose kaltëroshe.

Ky trajtim ndihmon për të korrigjuar ngjyrën dhe për t’i dhënë flokëve një pamje të freskët mes dy lyerjeve, duke i bërë ato të duken më të shëndetshme dhe me shkëlqim natyral.