TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Margarita Xhepa, një nga aktoret më të dashura dhe të talentuara shqiptare, ka ndërruar jetë.
Regjisori Spartak Pecani kujtuar me shumë respekt dhe emocion karrierën dhe personalitetin e saj.
Pecani theksoi se Margarita Xhepa ishte një figurë unike në botën e teatrit dhe kinemasë, duke e cilësuar si një artiste të veçantë dhe një njeri me shpirt të madh. Ai theksoi se Margarita ishte e dashur nga publiku dhe gjithmonë u jepte emocione të forta me rolet e saj. Pavarësisht problemeve shëndetësore së fundmi, ajo vazhdonte të performonte me pasion dhe përkushtim, duke lënë pas veprat e saj të paharrueshme.
Regjisori Pecani tha se Margarita Xhepa ishte një artiste që nuk kishte nevojë për shumë punë, sepse e bënte rolin me gjithë zemër.
“Nuk vjen një e dytë si Margarita. Njerëzit e donin Margarita Xhepën. Gjithë jeta e saj ishte film e emocion, që e përcolli me talent dhe dhembshuri. Njerëzit e prisnin me shumë dashuri. Margarita nuk ua prishte njerëzve, shkonte në skenë, edhe pse ishte sëmurë, kishte shpirt shumë të madh. Margarita e bënte rolin me gjithë zemër, nuk kishte nevojë që të punoje shumë me të. Margarita i la veprat e saj.”, tha ai.