LIFESTYLE, 29 Korrik 2025, 18:24

Shkencëtarët zbulojnë lidhjen befasuese: Si mund të ndikojë gluteni te disa çrregullime mendore

Shkencëtarët zbulojnë lidhjen befasuese: Si mund të

Studime të reja po tregojnë një marrëdhënie të fortë midis ushqimeve me gluten dhe disa çrregullimeve mendore, nga ADHD te skizofrenia. Dina L. Kelly, profesore e psikiatrisë në Universitetin e Maryland-it, tregon se analiza e të dhënave historike dhe studimet klinike kanë zbuluar se ndjeshmëria ndaj glutenit mund të shkaktojë inflamacion që prek drejtpërdrejt trurin.

Gjetjet tregojnë se tek disa njerëz, sistemi imunitar ngatërron proteinat e glutenit me receptorët e trurit, duke nxitur reagime që lidhen me depresionin, ankthin, halucinacionet dhe madje edhe krizë epileptike. Dieta pa gluten, në shumë raste, ka sjellë përmirësim të dukshëm të simptomave te pacientët me skizofreni dhe çrregullime të tjera mendore.

Sipas Kelly, kjo lidhje është një hap drejt kuptimit të ndikimit të ushqimit në shëndetin mendor dhe tregon se terapia dietike mund të jetë po aq e rëndësishme sa edhe ilaçet në trajtimin e disa sëmundjeve mendore.