LIFESTYLE, 23 Korrik 2025, 19:59

Sëmureni sapo nisni pushimet? Ekspertët zbulojnë pse ndodh dhe si ta shmangni

Sëmureni sapo nisni pushimet? Ekspertët zbulojnë pse ndodh dhe si

Përgatitjet për pushime shpesh shoqërohen me stres dhe lodhje të madhe, duke i lënë shumë persona të pambrojtur ndaj sëmundjeve të zakonshme si ftohja, gripi apo lodhja fizike. Ekspertët shëndetësorë po paralajmërojnë se numri i rasteve me simptoma të tilla gjatë pushimeve po rritet, ndërsa shumë njerëz sëmuren vetëm pak ditë pasi janë shkëputur nga rutina e përditshme.

Një nga shpjegimet më të zakonshme është se ngarkesa e madhe para pushimeve – nga përmbyllja e punëve në zyrë te organizimi i detajeve të udhëtimit – dobëson sistemin imunitar, duke bërë trupin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.

Por si të shmangim sëmundjet që prishin pushimet? Ekspertja britanike, Dr. Jenna Macciochi, pedagoge në Universitetin e Sussex dhe autore e librit Immune to Age, sugjeron forcimin e organizmit me ndihmën e disa suplementeve kyçe përpara dhe gjatë pushimeve.

Vitaminat që ndihmojnë në mbrojtjen nga sëmundjet sipas Dr. Macciochi:

Vitamina D: Rekomandohet për të mbështetur sistemin imunitar dhe për të reduktuar ndjeshmërinë ndaj infeksioneve.
Magnezi: Ndihmon në qetësimin e sistemit nervor, përmirësimin e gjumit dhe menaxhimin e stresit.
Omega-3: Acide yndyrore të rëndësishme që ulin inflamacionin dhe përmirësojnë gjendjen emocionale.
Ajo këshillon gjithashtu që gjatë pushimeve të mbani me vete:

Vitaminë C dhe zink në formë tabletash që treten në gojë, të cilat mund të ndihmojnë në shkurtimin e kohëzgjatjes së sëmundjes nëse përdoren në shfaqjen e simptomave të para.
Ndërkohë, mjeku tjetër britanik, Dr. Oscar Luke, ka theksuar në një emision të BBC-së se vitamina D nuk është e dobishme vetëm për imunitetin, por sipas një studimi të fundit, mund të ndihmojë edhe në ngadalësimin e procesit të plakjes.