LIFESTYLE, 28 Shtator 2024, 19:43

“Sa mirë që u çlirove, ti je princesha jonë”, Elia Zaharia poston në foton, pak ditë pasi Princ Leka zyrtarizoi lidhjen e re

“Sa mirë që u çlirove, ti je princesha jonë”,

Divorci i Elia Zaharias dhe Princ Lekës muajit e fundit ka qenë kryefjala e shtypit rozë dhe jo vetëm. Por mesa duket këtë çështje Elia e ka lënë pas.

Ajo ka publikuar sot në Instagram një foto me fustan të kuq ku duket mahnitëse dhe tejet e lumtur.

Postimi i saj vjen vetëm pak ditë pasi Princ Leka, ish bashkëshorti i Elias njëkohësisht zyrtarizoi romancën e tij të re me Blerta Celibashin gjatë një darke gala në Carpathia West Estate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sa mirë që u çlirove, ti je princesha jonë”,

Mirëpo ajo që ra në sy përveç pamjes së Elias ishin edhe komentet pozitive të ndjekësve. Ata kanë komplimentuar Elian për pamjen edhe shprehen se ajo është Princesha e vërtetë e tyre.

“Sa mirë që u çlirove, ti je princesha jonë”, shkruan një komentues.