LIFESTYLE, 23 Gusht 2024, 18:12

“Rrugës për …”/ Në arrati pas sherrit në Pejë, Stresi publikon videon duke bërë xhiro me makinë

“Rrugës për …”/ Në arrati pas sherrit në

Reperi i njohur, Stresi, ka vazhduar të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, pavarësisht se ndodhet në arrati dhe është i kërkuar nga autoritetet në Kosovë.

Së fundmi, ai publikoi një video duke vozitur me makinë derisa i vuri edhe një përshkrim: “Rrugës për …”. Teksa udhëton me makinën e tij në sfond dëgjohej kënga e Feros, “Arsenal”.

Ai vazhdon me aktivitetet e tij, ndërkohë që po kërkohet nga Policia e Kosovës pas incidentit të përfolur rreth dy javë më parë në qytetin e Pejës. Në këtë ngjarje, Stresi dhe kolegu i tij Noizy dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj TikTokerit, Medi Iseni.

“Rrugës për …”/ Në arrati pas sherrit në