LIFESTYLE, 2 Prill 2025, 23:18

Regjisori dhe aktori i njohur italian përson atak, shtrohet në spital

Regjisori dhe aktori i njohur italian përson atak, shtrohet në spital

Regjisori italian Nanni Moretti, 71 vjeç, u shtrua në spitalin San Camillo në Romë pasi pësoi një atak në zemër. Regjisori dhe aktori i njohur arriti të shpëtonte dhe u stabilizua menjëherë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në reanimacion, ku ndodhet nën vëzhgimin e personelit mjekësor.

Nuk dihen ende detaje të tjera për gjendjen aktuale të regjisorit, i cili tetorin e kaluar pësoi një atak në zemër pikërisht në ditën e prezantimit të filmit Vittoria. Në një video nga spitali, regjisori i qetësoi të gjithë, duke deklaruar se është mirë dhe duke premtuar një shërim të shpejtë: "Më vjen keq që nuk jam me ju, por jam mirë. Do të përmirësohem, do të kthehem shpejt".

Regjisori dhe aktori i lindur në Brunico më 19 gusht 1953, Nanni Moretti është 71 vjeç dhe është një nga regjisorët më të rëndësishëm italianë dhe të njohur në mbarë botën, si dhe fitues i mjaft çmimeve të rëndësishme.