LIFESTYLE, 19 Maj 2026, 11:01

Puthje pasionante me këngëtaren italiane, balerina shqiptare konfirmon romancën e shumëpërfolur (FOTOT)

Puthje pasionante me këngëtaren italiane, balerina shqiptare konfirmon

Elodie duket se ka vendosur të mos e fshehë më lidhjen e saj me balerinën shqiptare Françeska Nuredini.

Këngëtarja romane ka publikuar së fundmi një seri fotosh nga pushimet e saj në Japoni, ku mes pamjeve mbresëlënëse nga vendi aziatik spikat edhe një foto intime, në të cilën ajo dhe Françeska shkëmbejnë një puthje pasionante, ndërsa përqafohen fort me njëra-tjetrën.

Edhe pse prej muajsh në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto dhe video të dyshes së bashku, kjo është hera e parë që Elodie publikon vetë një moment kaq personal, duke lënë të kuptohet se dëshiron ta bëjë publike marrëdhënien e tyre.

Gjatë muajve të fundit, çifti ka ndarë momente nga udhëtimet dhe festat së bashku, përfshirë Venecia për Ditën e Shën Valentinit dhe pushimet në Ibiza. Udhëtimi në Japoni duket se ka qenë një nga më të veçantët për to, me eksperienca tradicionale si ceremonia e çajit, vizita në tempuj historikë dhe shëtitje në qytetet japoneze.

Lidhja mes Elodie dhe Françeska Nuredini lindi në skenë. Balerina 24-vjeçare është pjesë e trupës së vallëzimit të këngëtares dhe e ka shoqëruar atë në turnetë e fundit muzikore.

Në një intervistë për Le Mile Magazine, Françeska foli për bashkëpunimin me Elodie, duke e cilësuar atë si një eksperiencë shumë të rëndësishme artistike dhe personale.

Puthje pasionante me këngëtaren italiane, balerina shqiptare konfirmon

Puthje pasionante me këngëtaren italiane, balerina shqiptare konfirmon

Puthje pasionante me këngëtaren italiane, balerina shqiptare konfirmon