LIFESTYLE, 30 Janar 2025, 20:00

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe para stërvitjes. 

Kafeja rrit metabolizmin, ul oreksin dhe ndihmon qelizat e trupit të djegin më shumë yndyrë për prodhimin e energjisë.

Shumë studime kanë treguar se pirja e kafesë para stërvitjes funksionon si karburant në trup, duke rritur performancën, cilësinë dhe kohën e sportit.

Kafeja rrit qartësinë mendore, përmirëson përqendrimin dhe ju bën më produktivë dhe efikas gjatë stërvitjes.

Studiuesit nga Universiteti i Illinois raportojnë se konsumimi i produkteve me kafeinë para stërvitjes parandalon dhimbjen e muskujve, rrit qëndrueshmërinë e atletit dhe kohëzgjatjen e stërvitjes.

Kafeja përmban një sasi të madhe antioksidantësh që shkatërrojnë radikalet e lira të dëmshme në trup. Gjithashtu sipas hulumtimit të publikuar në Critical Reviews in Food Science and Nutrition, pirja e kafesë parandalon diabetin, sëmundjen e Parkinsonit, Alzheimerin dhe forma të ndryshme të kancerit.