LIFESTYLE, 3 Dhjetor 2024, 14:17

Pas ndarjes, Ben Affleck bën ndryshimin që J.Lo i lutej ta bënte, por ai refuzonte

Pas ndarjes, Ben Affleck bën ndryshimin që J.Lo i lutej ta bënte,

Pas ndarjes nga Jennifer Lopez dhe qëndrimit për pak kohë jashtë vëmendjes, Ben Affleck duket se i është kthyer normalitetit të ri, pasi u pa i lumtur me ish-bashkëshorten Jennifer Garnerin në një event bamirësie për Ditën e Falenderimeve.

Tani, sipas një burimi nga RadarOnline.com, Ben planifikon më shumë ndryshime në jetën e tij, dhe një prej tyre mund të zemërojë J.Lo-në.

Sipas raportimeve, për një kohë të gjatë, Jennifer Lopez i kërkoi Ben Affleck-ut që të hiqte tatuazhin gjigant Phoenix në shpinë. Ai madje ishte burim konflikti dhe aktori nuk pranoi, por tani ai është i gatshëm ta heqë me lazer.

"Kjo është e gjitha pjesë e ndryshimit të tij të madh pas divorcit," zbuloi burimi për Radar. “Ai po planifikon seanca me specialistë për heqjen e tatuazheve për ta hequr qafe pak nga pak... Është një tatuazh i madh, kështu që do të marrë kohë, por ai tashmë ka bërë një konsultë”.

Burimi ndau se JLo iu lut që ta hiqte, madje duke thënë në publik se ishte "i tmerrshëm", por Affleck u ofendua kur u fol për këtë temë, kështu që ai tha se "tani që është beqar dhe duhet të heqë këmishën përballë grave të tjera, befas ai është i gatshëm ta heqë atë”, u shpreh burimi, në një koment që konkludonte se J.Lo mund të ofendohej.

Pas ndarjes, Ben Affleck bën ndryshimin që J.Lo i lutej ta bënte,