LIFESTYLE, 11 Tetor 2024, 18:29

Pas grindjes disavjeçare, Scooter Braun i dërgon një mesazh të qartë Taylor Swift-it

Pas grindjes disavjeçare, Scooter Braun i dërgon një mesazh

Scooter Braun, më në fund, foli për mosmarrëveshjen e tij me Taylor Swift mbi të drejtat e saj muzikore. Për ata që nuk e dinë, ish-menaxheri 43-vjeçar ka qenë në një grindje me këngëtaren 34-vjeçare për të drejtat e muzikës që nga viti 2019. Ai pati një përplasje me Swift pasi bleu të drejtat për regjistrimet e saj, duke i vendosur asaj kufizime në interpretimin e hiteve të saj live.

Duke folur në eventin e Bloomberg Screentime në Los Angeles, Braun pranoi se kishte parë serinë e fundit dokumentare me dy pjesë "Taylor Swift vs Scooter Braun: Bad Blood". “Nuk do ta shikoja sepse thjesht mendova se do të ishte, si një tjetër goditje,” tha ai, duke vënë në dukje se ai ka qëndruar shumë i heshtur për këto lloj gjërash. Pas grindjes disavjeçare, Scooter Braun i dërgon një mesazh. 43-vjeçari shtoi se shumë gjëra u keqinterpretuan në dokumentar.

"Babai dhe mamaja ime më telefonuan dhe më thanë, ne sapo e pamë. Ne mendojmë se duhet ta shikosh edhe ti. Kështu e pashë edhe unë," tha ai, duke shtuar se dëshiron ta lërë pas grindjen me Swift-in. "Shikoni... Kanë kaluar pesë vjet. Unë mendoj se, për të gjithë, është koha për të ecur përpara. Kishte shumë gjëra që u keqinterpretuan.". Për më tepër, biznesmeni e vlerësoi këngëtaren. Kur u pyet se me cilin artist do të dëshironte të krijonte një kompani, ai përmendi Swift.