LIFESTYLE, 10 Mars 2025, 15:52

Pas daljes nudo në tapetin e kuq, Bianca Sensori shokon fansat me fotot e postuara nga Italia duke bërë patinazh

Pas daljes nudo në tapetin e kuq, Bianca Sensori shokon fansat me fotot e

Bianca Sensori duket se kënaqet duke shokuar fansat e saj me paraqitjet e saj zbuluese. 26-vjeçarja ka kujtuar vizitën e saj në Itali dhe madje ka ndarë me miqtë e saj online foto nga ajo kohë.

Gruaja e Kanye West postoi disa foto në rrjetet sociale, ku ajo vesh një palë të brendshme të tejdukshme dhe patina gjatë vizitës së saj në vendin fqinj vitin e kaluar.


Pas daljes nudo në tapetin e kuq, Bianca Sensori shokon fansat me fotot e

Në fotot që ka postuar në llogarinë personale në Instagram, ajo shihet duke bërë patinazh me të brendshme ngjyrë lëkure dhe me veshje mbrojtëse në bërryla dhe gjunjë. Siç shprehet ajo në postimin e saj, fotot nuk janë të fundit, pasi janë realizuar në vitin 2023, gjatë vizitës së saj në Itali me Kanye West.

Postimi i saj vjen një muaj pas paraqitjes së saj provokuese në tapetin e kuq të Grammys kur zgjodhi një fustan që linte pothuajse gjithçka të ekspozuar. Ndonëse fillimisht u shfaq me një pallto të zezë që i mbulonte të gjithë trupin, kur 30-vjeçarja arriti në pikën ku ndodheshin fotografët, e hoqi atë dhe tregoi trupin e saj të zhveshur. Siç doli, Bianca Sensori nuk kishte veshur as të brendshme nën fustanin transparent.