TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Taylor Swift ndryshon tërësisht trajektore, pas anulimit të koncertit të Vjenës, si shkak i një sulmi të dështuar terrorist. Së shpejti, artistja do të rikthehet në “Wembley”, në Londër. Fansat e Taylor Swift po bëhen gati për të parë “Eras Tour” në Londër këtë javë, por duhet të kontrollojnë faqen e internetit të stadiumit “Wembley” përpara se të nisin udhëtimin.
Taylor Swift ka ndryshuar disa nga skena në “Wembley”, duke iu përshtatur masave të shtuara të sigurisë. “Swifties” në Evropë u demoralizuan javën e kaluar, pasi autoritetet arrestuan dy të dyshuar për shkak të një plani të dyshuar si një sulm terrorist në Austri, duke e detyruar Taylor të hiqte dorë nga koncerti.
Megjithatë, Londra, si një prej qyteteve të turneut të saj, duket se do të vazhdojë, por ka disa ndryshime. “Eras Tour London” postoi orarin e ri në Instagram duke lajmëruar edhe ndryshimet që janë bërë për shkak të shtimit të masave të sigurisë.