LIFESTYLE, 20 Korrik 2025, 15:16

Osmani injoron krizën politike, shkon familjarisht në koncertin e Armend Rexhepagiqit

Osmani injoron krizën politike, shkon familjarisht në koncertin e

Ndërsa Kosova është prej 4 muajsh në krizë të thellë politike dhe aktorët kryesorë ia kanë lënë zgjidhjen Gjykatës Kushtetuese që të vendosë për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka injoruar zhvillimet politike duke vajtur familjarisht në koncertin e mbajtur mbrëmë nga këngëtari dhe kantautori i njohur Armend Rexhepagiqi, i cili prezantoi albumin e tij më të ri të titulluar “Dashni e Vjetër.”

Osmani me familjen e saj ishte ndër të pranishmit në mbrëmjen e veçantë muzikore. Në një postim në Facebook, presidentja ndau emocionet e saj për këtë natë artistike:
“Një koncert magjik, ku emocioni, kujtimi dhe dashuria për muzikën u bashkuan në një natë të paharrueshme.

Armend Rexhepagiqi, me zërin e tij që sfidon kohën dhe një shpirt artistik që rrëmben zemrat e shumë gjeneratave, na çoi në një udhëtim të paharrueshëm ndërmjet nostalgjisë dhe freskisë së krijimeve të reja.
Faleminderit, Armend, për çdo akord që na bëri të ndiejmë emocion e nostalgji dhe për krijimtarinë që sfidon kohën!”

Koncerti shënoi një rikthim të fuqishëm të artistit në skenë me këngë të reja, por edhe me hite të dashura për publikun ndër vite. 

Pak ditë më parë Osmani u konfliktua verbalisht me të dërguarin special të presidentit Trump, Grenell për deklaratën se Trump ndaloi së fundmi një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, kur në fakt bëhej fjalë për marrëveshjen Vuçiç-Hoti në Washtington në vitin 2009 dhe më pas edhe me ish-kryeministrin Avdulla Hoti.