TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Modelja e njohur Morena Taraku, duket se ka gjetur dashurinë e saj. Në postimin e fundit që ka bërë në rrjetet sociale Taraku shihet duke lëvizur nëpër oborrin e shtëpisë së saj në Turqi, ku ndërkohë i bën një dedikim të dashurit.
“E qeshura me të është ndryshe”- shkruan Morena.

Herë pas here modelja ka publikuar detaje nga romanca që po përjeton me djalin të cilin ajo akoma nuk ia ka zbuluar identitetin.
Javën e kaluar në InstaStory-n e modeles u panë disa trëndafila me të cilat partneri e kishte surprizuar.

Vitet e fundit Morena ka zgjedhur Turqinë si vend për të jetuar, pas ikjes atje këngëtarja është munduar ta mbajë jetën e saj sa më private.
Kujtojmë që 3 vite më parë u aludua se këngëtarja ishte në një lidhje dashurie me këngëtarin turk Berdan Mardini. 43-vjeçari sapo ishte divorcuar asaj kohe nga bashkëshortja e tij Fatoş Yelliler me të cilën kishte dhe dy fëmijë.

Asnjëri nga këngëtarët nuk pohoi publikisht se kishin diëka mes tyre por ai u kishte thënë miqve të tij:
Tek Morena kam përjetuar ndjenjën e vërtetë të dashurisë. Jam shumë i lumtur kur jam me të, nisa të jetoj nga e para”.
Shtojmë që edhe atëherë Morena Taraku publikonte shpesh buqeta të luleve dhe dhuratave luksoze që i dërgonte partneri, megjithatë në asnjë moment nuk e zbuloi identitetin e tij.
