LIFESTYLE, 21 Nëntor 2024, 19:51

Nënë e dy fëmijëve! Humb jetën ylli i “X Factor” 1 javë pas përvjetorit të martesës

Nënë e dy fëmijëve! Humb jetën ylli i “X

Ylli i X Factor, Stephanie Ternent Reid ka vdekur në moshën 36-vjeçare.

Stephanie vdiq papritur të hënën në mëngjes pasi u sëmur gjatë fundjavës, aktualisht nuk dihen detaje të mëtejshme.

Nëna e dy fëmijëve i bëri përshtypje gjyqtarëve të X Factor kur bëri audicionin në Wembley Arena dhe arriti në skenën e Boot Camp.

Vdekja e Stephanie u konfirmua nga nëna e saj Julie Read e cila shkroi në Facebook:

“Bota rreth meje u shemb dje në mëngjes, u nda në miliona pjesë që kurrë nuk do mund të riparohen.

Zemra e thyer nuk i përafrohet asaj sesi ndihem që kur bija ime e bukur u bë me krahë engjëlli, papritur. Kurrë nuk e kisha menduar se do të shkruaja një postim të tillë.

Bija ime e çmuar, nuk di si do të jetoj pa ty, por do të bëj më të mirën time për dy fëmijët e tu të bukur. Do t’i dua dhe do të kujdesem për ta siç kam bërë me ty.

Ti ke qenë personi më i dashur dhe mirësi në tokë dhe jam shumë krenare që isha mami jot.

Jeta kurrë nuk do të jetë e njëjta pa ty, por të premtoj që fëmijëve të tu do t’u tregoj se çfarë mamaje të mrekullueshme dhe të dashur kishin”.