TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reperi i njohur, Mozzik i ka bërë një kërkesë publike, Dua Lipës, e cila ndodhet prej disa ditësh në Kosovë për shkak të festivalit “Sunny Hill”.
Përmes një postimi në InstaStory, ai i ka kërkuar këngëtares shqiptare më famë botërore të vizitojë Prekazin.
“Dua jam shumë krenar me arritjet e tua, vazhdo para je më e mira. Këto ditë që jeni në Kosovë vizitoni Prekazin”, ka shkruar Mozzik krahas një foto nga vendi.
Kujtojmë që Dua performoi natën e parë të Festivalit dhe u kthye në kryefjalën e mediave ndërkombëtare.
Ajo madje u nderua me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.
