TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mesa duket xhirimet e filmit “The Thomas Crown Affair” i kanë afruar shumë Michael B. Jordan dhe Taylor Ryssell. Dy aktorët do të luajnë në film, ndërsa ylli 38-vjeçar ka marrë edhe rolin e regjisorit. Ndaj pritet që të dy të kalojnë shumë kohë bashkë.
Megjithatë, një video që i tregon ata duke shëtitur nëpër rrugët e Londrës ka ndezur spekulime mes fansave të tyre se mes tyre po ndodh diçka më shumë, përveç bashkëpunimit të tyre në film.
Në videon e publikuar në Instagram, Michael B. Jordan shihet në një vendkalim, pranë Taylor Russell, teksa të dy presin semaforin për të kaluar rrugën. Të dy dukeshin shumë rehat me njëri-tjetrin, duke buzëqeshur shpesh gjatë bisedës së tyre.
Edhe pse lidhja e tyre është e paqartë, fansat e tyre po binden çdo ditë e më shumë se ata janë çift. Para lidhjes së saj me Michael B. Jordan, Taylor Russell ishte në lidhje me Harry Styles për rreth një vit para se të ndaheshin majin e kaluar. Që atëherë, ajo ka qenë e lirë.
Nga ana e tij, Michael B. Jordan ishte në lidhje me Lori Harvey për një vit përpara se të ndaheshin në qershor 2022.