LIFESTYLE, 24 Korrik 2025, 10:32

Martohet vajza e vetme e Ibrahim Rugovës, familja e ish-presidentit të Kosovës feston te “Rezidenca Rugova” në Prishtinë (VIDEO)

Martohet vajza e vetme e Ibrahim Rugovës, familja e ish-presidentit të

Ish-deputetja dhe e vajza e vetme e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, është martuar zyrtarisht një ditë më parë.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Agron Gjeloshin, djalin e aktivistit të njohur, Nik Gjeloshi, në një ceremoni të veçantë familjare, e cila u mbajt në shtëpinë e familjes Rugova, të njohur ndryshe si “Rezidenca Rugova” në Prishtinë.

Lajmi është bërë publik nga kunata e saj, stilistja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova, e cila ka ndarë disa fotografi nga ceremonia, ku çifti shfaqet i lumtur dhe i emocionuar.

Kurorëzimi është bërë nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ishte i pranishëm për të zyrtarizuar këtë moment të rëndësishëm për çiftin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blerta K. Rugova (@blertakllokoqirugova)