TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sofia Vergara mori vlerësime të jashtëzakonshme pas performancës së saj në rolin e të Griseldës në serialin e “Netflix”, që eksploron jetën e famshme të Griselda Blanco-s. Aktorja kolumbiane u nominua në çmimet “Emmy 2024” si aktorja më e mirë protagonist në një film apo serial, por pavarësisht portretizimit të saj spektakolar, nuk e mori çmimin.
Ndërsa shumë nga fansat e saj u shprehën të zhgënjyer, Sofia pati një reagim krejt ndryshe. Në fund të fundit, çmimi u fitua nga Jodie Foster për "True Detective: Night Country". Ylli i Hollywood-it, në reagimin e në Instagram, tha me humor se çmimin ia vodhën për herë të pestë. "Më grabitën “Emmy”-n për herë të pestë",- shkroi ajo spanjisht pas daljes nga spektakli i çmimeve, duke iu referuar katër nominimeve të mëparshme për "Modern Family". Edhe fansat e aktores ranë dakord. "Ju nuk fituat Emmy, por fituat zemrat tona",- shkroi dikush, ndërsa një tjetër tha: "Faleminderit që jeni një shembull i shkëlqyer i përsosmërisë latine. Puna juaj e palodhur dhe këmbëngulja na frymëzojnë të gjithëve të ndjekim ëndrrat tona!".
Pavarësisht humbjes, Sofia tha se ishte e nderuar që fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm me rolin e Griseldës. “Nuk e kam ëndërruar kurrë që pas “Familjes Moderne”, do të mund të punoja për diçka kaq të veçantë sa Griselda”,- deklaroi ajo pas shpalljes së nominimit. "Griselda ishte roli im i parë dramatik dhe na u deshën 15 vjet për ta sjellë atë në jetë. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij seriali.".
"Më duhej të hetoja vërtet se çfarë do të thoshte të ishe grua në atë epokë. Një nënë, një grua kolumbiane... që u shndërrua në një përbindësh. Pra, ishte një detyrë vërtet e vështirë për mua ta kuptoja atë",- tha ajo për “People”.