TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Festivali i 81-të i Filmit në Venecia nisi sot mes atmosferës festive dhe yjeve të kinemasë, por jo pa zëra proteste. Disa orë përpara ceremonisë së hapjes, një grup protestuesish mblodhën vëmendjen e mediave duke mbajtur pankarta me mesazhet “Çlironi Palestinën” dhe “Ndaloni gjenocidin”, në mbështetje të popullit palestinez dhe në kundërshtim me luftën në Gaza.
Rreth 20 aktivistë nga një kolektiv i majtë rajonal i Italisë Verilindore, të pajisur me flamuj palestinezë dhe një banderolë të punuar me dorë, u shfaqën përpara hyrjes kryesore të festivalit në Lido. “Duhet ta shfrytëzojmë vëmendjen që sjell ky festival për të vendosur fokusin mbi Palestinën”, deklaroi për AFP 28-vjeçarja Giulia Cacopardo, përfaqësuese e Qendrave Sociale të rajonit.
Kjo protestë simbolike pritet të pasohet nga demonstrata më të mëdha gjatë ditëve në vijim, përfshirë dhe një protestë të madhe të planifikuar për të shtunën në ishullin Lido. Këtë vit, festivali përfshin gjithashtu një dokumentar që pritet të ngjallë debate – “Zëri i Hind Rajab” nga regjisori tunizian Kaouther Ben Hania, i nominuar dy herë për çmimin Oscar. Dokumentari sjell historinë e trishtë të një vajze 6-vjeçare që humbi jetën bashkë me familjen e saj gjatë bombardimeve në Gaza.
Ndërkohë, festivali u hap me premierën e filmit “La Grazia” nga regjisori italian Paolo Sorrentino, me aktorin Toni Servillo në rol kryesor, rikthim ky i një dysheje të suksesshme pas filmit të famshëm “The Great Beauty”.
Në prag të festivalit, edhe një grup regjisorësh italianë i bënë thirrje organizatorëve të mos qëndrojnë të heshtur ndaj situatës në Gaza. Drejtori artistik i festivalit, Alberto Barbera, komentoi për AFP se vëren “një kthim në realitet” te shumë nga krijuesit që këtë vit sjellin vepra të ndikuara nga aktualiteti botëror.
On the first day of Venice Film Festival, a group of activists unveil a banner in front of the red carpet with the words 'Free Palestine' and 'Stop The Genocide'.
— Screen International (@Screendaily) August 27, 2025
A march for the cause is planned for Saturday at the festival #Venezia82 pic.twitter.com/bN98krwQek