LIFESTYLE, 28 Nëntor 2024, 10:09

Lirimi i Berishës/ Vjehrri iu la i lirë pas 11 muajsh “arrest në shtëpi”, reagon Armina Mevlani

Lirimi i Berishës/ Vjehrri iu la i lirë pas 11 muajsh “arrest

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme doli për herë të parë pas 11 muajsh nga banesa e tij. GJKKO vendosi paraditen e së mërkurës rrëzimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”  për liderin e demokratëve.

Ky vendim i togave të zeza solli gëzim dhe shpresë për demokratët të cilët nuk kursyen lavdet për Berishën.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe nusja e familjes Berisha, Armina Mevlani. Në llogarinë e saj në “Instagram” , Armina ka vendosur që të reagojë përmes një thënie të Martin Luther King.

“Liria nuk jepet kurrë vullnetarisht nga shtypësi, ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit”, shkruhet në storyn e Arminës.

Lirimi i Berishës/ Vjehrri iu la i lirë pas 11 muajsh “arrest