LIFESTYLE, 22 Tetor 2024, 19:47

Kokainë në trupin e Liam Payne? Autoritetet argjentinase: Ekzaminimet toksikologjike nuk kanë përfunduar ende! Ja kur pritet të dalin rezultatet finale

Kokainë në trupin e Liam Payne? Autoritetet argjentinase: Ekzaminimet

Ekzaminimet toksikologjike ndaj Liam Payne nuk ka përfunduar ende, kanë thënë autoritetet në Argjentinë, mes raporteve për gjetjen e kokainës në trupin e tij.

Ish-ylli i One Direction vdiq në Buenos Aires, javën e kaluar pasi u rrëzua nga një ballkoni i katit të tretë në hotelin Casa Sur.

Një përfaqësues i prokurorisë publike u takua me babanë e tij Geoff Payne, i cili ndodhet në Argjentinë, për ta informuar mbi hetimin për vdekjen e 31-vjeçarit.

Andres Esteban Madrea i tha Payne se ekzaminimet toksikologjike dhe histopatologjike nuk kanë përfunduar ende dhe rezultatet e tyre nevojiten përpara se trupi t’i lëshohet familjes së tij.

Kujtojmë se mbrëmë u raportua se një raport fillestar toksikologjik kishte gjetur praninë e kokainës, një drogë e klasit A, në trupin e Payne në momentin e vdekjes së tij.

Raporti paraprak iu dorëzua prokurorëve vendas, por ata theksuan se nuk ofron një lexim të saktë se sa sasi e drogës qarkullonte në gjakun e tij kur vdiq.

Rezultatet përfundimtare të toksikologjisë nuk pritet të bëhen publike për disa javë.

Hetuesit argjentinas gjetën atë që dukej të ishte lëndë narkotike dhe alkooli të shpërndara rreth objekteve dhe mobiljeve të thyera në dhomën e hotelit të Payne, duke bërë që prokuroria publike të supozonte se ai kishte pësuar një avari të shkaktuar nga abuzimi me substanca rreth kohës së rënies së tij.

Prokuroria tha se Payne mund të kishte qenë në një gjendje “gjysmë ose pavetëdije totale” kur ai ra nga ballkoni i hotelit të tij. Payne pësoi ” lëndime jashtëzakonisht të rënda ” pasi ra në oborrin e hotelit CasaSur, tha policia.

Minuta para vdekjes së tij, menaxheri i tavolinës së hotelit i tha një operatori 911 se ishte “një klient i dehur me drogë dhe alkool” i cili “po thyente gjithçka në dhomë”.