LIFESTYLE, 15 Nëntor 2024, 16:58

“Kianit iu plotësua dëshira”, Fatma Haxhialiu zbulon gjininë e fëmijës së dytë

“Kianit iu plotësua dëshira”, Fatma Haxhialiu zbulon

Kian është i lumtur jo vetëm që pas pak javësh do të marrë zyrtarisht statusin “vëllai i madh”, por edhe që do të jetë vëlla i një vëllai.


Disa javë më parë, përmes një video surprizë, Fatma Haxhialiu dhe partneri i saj zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Së bashku me djalin e tyre Kian, ata ndanë momentet e bukura kur Kian mëson se do të jetë vëlla i madh në familje dhe së shpejti dëshira e tij do të plotësohej.

Sot, gazetarja e njohur ka zbuluar gjininë e fëmijës së dytë. Do të jetë një djalë, sipas dëshirës që kishte Kian, por edhe prindërit ky lajm i ka bërë po njëlloj të lumtur.

"Nuk mund të ishim më të lumtur që Zoti na bekoi me një tjetër mrekulli dhe Kianit iu plotësua dëshira …”- shkruan Fatma në profilin e saj në Instagram. Me dhjetëra urime kanë shkuar në adresë të Fatmës dhe bashkëshortit të saj për lajmin e bukur që kanë ndarë me të gjithë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes)