TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kosova as në vitin 2025 nuk do të marrë pjesë në Eurovision. Transmetuesi Publik i Kosovës RTK nuk e ka marrë ftesën nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurovision 2025 në Zvicër.
Sipas një postimi të llogarisë zyrtare të Kosovës në Eurovizion në X (ish-Twitter), EBU nuk dha dritën jeshile për arsye politike, shkruan Eurovision News. Po ashtu, ata kanë konfirmuar për RTK-në se për të marrë pjesë në garën evropiane të muzikës duhet të bëhen anëtarë të plotë të organizatës së transmetuesve publikë të të gjitha shteteve.
Për më tepër, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pa e pranuar kjo e fundit këtë fakt. Deri më sot, 104 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe tri vende të tjera jo anëtare të OKB-së (Tajvani, Ishujt Kuk dhe Niue) e kanë njohur Kosovën si të pavarur, ndërsa 10 vende e kanë tërhequr njohjen.
Pavarësisht se si shtet ka munguar, Kosova "ka prekur” disa herë Eurovisionin përmes Shqipërisë, me përfaqësuesit e saj: Rona Nishliu (2012), Lindita Halimi (2017) dhe Albina dhe Familja Kelmendi (2023).