TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambientalisti Sazan Guri është dakord me planin për krijimin “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi” në Tiranë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “7pa5” në ekranin e Vizion Plus, Guri tha se është dakord me kryeministrin Edi Rama, i cili ka pohuar planet me qëllim “promovimin e një islami tolerant me të cilin Shqipëria do të krenohet.”
Ndër të tjera Guri tha se mali i Tomorrit është qendra e botës, ndërsa bektashizmi është e vetmja fe që vë flamurin shqiptar në institucionet e veta.
"E di që shumë njerëz do më kundërshtojnë, e di shumë mirë. Unë jam ndër të paktët raste që jam me kryeministrin. Nuk e kërkon dot besimi mysliman që e ka qendrën diku tjetër ose besimi kristian që e ka qendërn diku tjetër, besimi katolik e ka qendërn në Romë.
I vetmi besim që ka një qendër, që quhet qendër këtu në Shqipëri… Për mua nuk është një shenjë madhështie, historike apo edhe turistike dhe shpirtërore. Për mua është gjëja më e vyer që unë e kam menduar vetë.
E them kur vijnë këtu në Berat, siç keni ju Vatikanin ne kemi bektashizmin sepse bektashizmi është qendër shpirtërore, natyrore.
I vetmi besim që vë flamurin shqiptar në institucionet e veta është feja bektashiane. Unë jam bektashi nga babai, nënë e kam myslimane. Gruan e kam ortodokse por bektashizmi ka atë lloj ndërmjetësimi, një besim i ndërmjetëm midis ortodoksisë, katolikëve dhe myslimanëve.
Është fe natyrore. Fakti që ka zgjedhur Tomorrin…male ka plot të larta, por u zgjodh mali më i bukur në botë, qendra e botës që është Tomorri", tha ai.