TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një skenë që duket si e dalë nga një film romantik, ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe këngëtarja Katy Perry janë parë së bashku në një darkë luksoze në Montreal. Dyshja u fotografuan në restorantin prestigjioz “Le Violon”, të rekomanduar nga guida Michelin, duke ndarë pjatat me karavidhe dhe kokteje.
Burime të TMZ thonë se atmosfera ishte miqësore, por buzëqeshjet dhe intimiteti mes tyre kanë ndezur thashethemet: është vetëm një takim miqësor apo fillimi i diçkaje më shumë?
Perry ndodhet në Kanada për një seri koncertesh, ndërsa Trudeau është beqar që nga gushti 2023, pas ndarjes nga bashkëshortja Sophie pas 18 vitesh martesë. Edhe këngëtarja ka konfirmuar së fundmi fundin e marrëdhënies me aktorin Orlando Bloom.
Spekulimet po shpërthejnë në rrjete sociale, ndërsa fansat pyesin nëse kjo është thjesht një rastësi apo një lidhje e re që po lind.