TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Heidi Baci ka festuar ditëlindjen dhe ka ndarë shumë pak detaje nga dita e rëndësishme, por një video tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ajo tregonte një unazë të mbushur me gurë, të cilën e mbante në dorën e majtë në gishtin e unazës, ndërsa mbante edhe dorën e Romeos.
"Të dua", ka shkruar ajo duke shtuar edhe një zemër të kuqe. Sigurisht që ky postim të bën të mendosh se Romeo e ka bërë më në fund propozimin e shumëpritur dhe së shpejti mund të kemi një dasmë të vërtetë, pas asaj në BBVIP.
Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që unaza të jetë një dhuratë ditëlindjeje, por gishti i unazës të bën të mendosh se çifti i njohur po e çon marrëdhënien në një tjetër nivel.