TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Beteja e pafundme e kujdestarisë mes Halle Berry dhe ish-bashkëshortit të saj Olivier Martinez ka përfunduar në favor të aktores. Në verë, Halle pretendoi se Olivier po përpiqej t'i shmangej terapisë së bashkëprindërimit ndaj ajo u ankua dhe i kërkoi gjykatësit ta detyronte Olivier të kthehej.
Sipas dokumenteve të gjykatës, gjyqtarja mbajti anën e Halle por tha se Olivier i kishte përmbushur kërkesat e saj përpara se çështja të përfundonte në gjykatë. Pra, Hallë i gëzohet vetëm një fitoreje të vogël.
Gjykatësja i ka urdhëruar të dy që të rezervohen për të diskutuar çështjen e kujdestarisë me djalin e tyre, Maceo që është 11 vjeç si dhe të bëjnë komente për njëri-tjetrin apo partnerët respektivë në sy të të miturit. Halle dhe Olivier kanë qenë të martuar prej vitit 2013 deri në 2016. Ata e finalizuan divorcin pas 8 vitesh, në gusht 2023.