TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Postimet në rrjetet sociale kanë bërë që të zbulohet një lidhej e cila ishte mbajtur e fshehtë mes futbollistit uruguaian të Mançester Junajtid, Manuel Ugarte dhe modeles britanike, Xhorxhia Hith.
Ugartë u transferua gjatë verës nga PSG te Mançester Junajtid dhe deri kohët e fundit nuk kishte treguar gjëra nga jeta e tij sentimentale. Por kanë qenë fotot e postuara në rrjetet sociale nga ai dhe nga bukuroshja britanike që kanë nxjerrë në pah këtë lidhje të fshehtë mes tyre.
Ndjekësit kanë bërë të qartë se fotot që janë postuar nga të dy, ishin nga apartamenti i Ugarte dhe është e qartë se mes tyre ka diçka përtej miqësisë, pasi në një prej tyre Xhorxha shfaqet me veshje intime.
Xhorxha ka qenë më parë e dashura e Kilian Mbape, shok skuadre me Ugarte te PSG.
Ajo është parë shpesh në shoqërinë e francezit dhe në janarin e vitit 2024, udhëtoi me të për disa ditë pushime në Marakesh të Marokut.