TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Ajo dhe Kreshnik Gjergji u martuan mbrëmjen e sotme në një ceremoni private, që nuk ishte paralajmëruar më parë.
Edhe pse Dafina kishte treguar përgatitjet për dasmë ajo nuk e kishte zbuluar kur do mbahej.
Vetë Dafina ka ndarë një fotografi simbolike në rrjetet sociale, ku shfaqet dora e saj dhe ajo e Kreshnikut, me unazat e martesës.
Çifti u celebrua nga kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama. Dafina ka ndarë edhe një video të shkurtër nga ceremonia, ku dallohet edhe kryebashkiaku Rama.
Këngëtarja po tërheq vëmendje me veshjen e saj me një fustan të bardhë të shkurtër.

