LIFESTYLE, 10 Shtator 2024, 12:21

FOTO/ Kush është Rina Zaiti? Gjithçka që dimë për të dashurën e re të Ledri Vulës

FOTO/ Kush është Rina Zaiti? Gjithçka që dimë

Rrjeti po zien nga lajmi se Ledri Vula tashmë e ka harruar Sarën dhe ka vazhduar një lidhje të re.

Një foto që ka qarkulluar ka zbuluar afrimitetin e tij me vajzën e cila quhet Rina Zaiti.

Por teksa të gjithë pyesin se kush është ajo, ne i kemi disa të dhëna për të që s’mund t’jua mbanim të fshehtë…

Si fillim, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”.

Më pas ai bashkëpunoi me Semi Jaupajn në “All your lovin’”, me DJ Geek në “Ganja”, sërish me Dafinën me “Boma ni tel” e kështu me radhë.

Aktualisht ka vijuar me projektet e tij pasi siç dihet, bashkëpunimeve me Dafinën u erdhi fundi për arsye që nuk u bënë të ditura nga dyshja shkruan Popart.