TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Martesa mes Fedez dhe Chiara Ferragni ka përfunduar zyrtarisht. Burime pranë çiftit "Ferragnez" konfirmojnë se të hënën, Gjykata e Milanos ka dhënë vendimin përfundimtar të divorcit me marrëveshje të përbashkët.
Fedez, i përfaqësuar nga avokatët Pompilia Rossi, Alessandro Simeone dhe Andrea Pietrolucci, dhe Ferragni, e përfaqësuar nga avokatja Daniela Missaglia, kanë nënshkruar marrëveshjen sipas së cilës fëmijët do të jenë nën kujdestari të përbashkët, me kohë pothuajse të barabartë qëndrimi me secilin prind.
Asnjë pension ushqimor: Ja çfarë do të paguajë Fedez
Nuk parashikohet asnjë pension ushqimor për fëmijët dhe as për Chiara Ferragni.
Shpenzimet shkollore dhe ato shëndetësore të fëmijëve do të mbulohen nga reperi. Gjykata e ka vlerësuar marrëveshjen si të përshtatshme.