TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Limoni është një nga frutat më të rekomanduara për forcimin e imunitetit, përmirësimin e tretjes dhe detoksifikimin e trupit, falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C dhe antioksidantëve. Por ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tij në mënyrë të gabuar, sidomos lëvorja e ngrirë, mund të sjellë rreziqe për shëndetin.
Pse ngrirja e limonit të tërë është problematike?
Sipas Food Chemistry Journal, ngrirja e limonit mund të rrisë përqendrimin e disa substancave natyrale në lëvore, si psoraleni dhe vajrat esencialë (limoneni, linaloli). Në sasi të mëdha këto mund të shkaktojnë irritime të sistemit tretës dhe në raste të rralla, efekte neurotoksike.
Një tjetër rrezik lidhet me mbetjet e pesticideve dhe dyllit që përdoren për ruajtjen e freskisë gjatë transportit. Ngrirja nuk i eliminon këto substanca, madje mund të çojë në përqendrim më të madh të tyre kur konsumohet lëvorja e grirë.
Çfarë rekomandojnë specialistët?
Ekspertët sugjerojnë të mos ngrini limonin të tërë për të përdorur më pas lëvoren, por të shtrydhni lëngun dhe ta ruani në kubikë akulli ose të përdorni lëvoren e freskët në sasi të vogla. Për siguri, zgjidhni limonë organikë dhe lajini mirë me ujë të ngrohtë dhe sodë buke përpara përdorimit, këshillon European Food Safety Authority.