LIFESTYLE, 19 Mars 2025, 15:24

“E privuar nga liria, me brinjë të çara dhe…”- Dy vite pas ndarjes nga partneri dhunues, aktorja e njohur rrëfen historinë prekëse dhe publikon foto me trupin e mavijosur

“E privuar nga liria, me brinjë të çara

Aktorja argjentinase Laura Vignatti, ka prekur ndjekësit e saj me një histori tronditëse të cilën e ka ndarë së fundmi.

Teksa ka publikuar një video në Instagramin e saj, Laura ka rrëfyer mes pamjesh dhe rreshtash të shkruar, se si ish-partneri  i saj nga i cili është ndarë 2 vite më parë, e ka dhunuar duke i shkaktuar plagë të rënda fizike.

Në videon e postuar, aktorja kishte miksuar një mori fotosh në të cilat tregonte të nxirat si pasojë e dhunës.

Me këtë rrëfim të dhimbshëm, aktorja synon të japë forcë dhe shpresë për gratë që kalojnë situata të ngjashme, duke i inkurajuar të kthejnë horrorin e tyre në një histori mbijetese.