TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Palermo është kthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pas raportimeve për praninë e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa dhe aktorit britanik, Callum Turner, të cilët thuhet se po kalojnë muajin e tyre të mjaltit në qytetin siçilian, raportoi media italiane “La Sicilia”.
Sipas medieve italiane, çifti është akomoduar në hotelin luksoz “Grand Hotel Villa Igiea”, në Palermo, pas mbërritjes me avionin privat “VistaJet” nga Londra, ku dyshohet se është zhvilluar ceremonia martesore.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një qëndrim të rezervuar dhe të siguruar në hotelin historik me stil “Liberty”, ndërsa çifti është parë i relaksuar dhe në momente private gjatë ditës së parë, në Siçili.
Sipas të njëjtave burime, programi i qëndrimit përfshin disa festa private në vende prestigjioze si, Palazzo Gangi dhe Villa Valguarnera në Bagheria, me të ftuar të mundshëm nga rrethi i ngushtë i çiftit dhe personazhe të njohura ndërkombëtare.
Në portin e Palermos raportohet gjithashtu prania e një jahti luksoz “Nero” prej 90 metrash, i cili dyshohet se mund të përdoret si pjesë e festimeve.
Mediet britanike kanë dërguar korrespondentë në qytet, për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe për të verifikuar detaje rreth eventit.
Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar, nga përfaqësuesit e çiftit apo nga burime të pavarura, për ceremoninë martesore, ndërsa shumica e informacionit mbetet i bazuar në raportime mediatike dhe burime pranë eventit.
Palermo, sipas raportimeve, është bërë skena e një prej ngjarjeve më të përfolura të sezonit, duke rikthyer qytetin në vëmendjen e elitës ndërkombëtare të showbiz-it dhe jetës sociale.