TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktori legjendar Harrison Ford ka ndarë disa reflektime të ndjera mbi martesën e tij 15-vjeçare me aktoren Calista Flockhart, gjatë një interviste në emisionin “Wild Card” me Rachel Martin.

“Edhe të moshuarit mund të dashurohen. Dashuria nuk është vetëm për të rinjtë. Sfida nuk është të biesh në dashuri, por të qëndrosh i dashuruar – të kujdesesh, të mos e shkatërrosh”, u shpreh Ford.
Aktori 81-vjeçar, i njohur për rolet ikonikë në “Indiana Jones” dhe “Star Wars”, shtoi me humor se ndonjëherë martesa ndjehet si një përjetësi:
“Nëse më pyesni mua, jam i martuar gjithë jetën time. U martova për herë të parë në moshën 23-vjeçare, gjë që ndoshta duhet të jetë e paligjshme,” tha ai me ironi.
Ford dhe Flockhart janë bashkë që prej vitit 2002 dhe u martuan në vitin 2010. Duke folur për partneren e tij, ai theksoi se dashuria romantike mbetet një nga format më të fuqishme të lidhjes njerëzore – në çdo moshë.

“Nuk u habita që rashë në dashuri. Dhe nuk u habita që ia dola,” përfundoi ai me një buzëqeshje të ngrohtë.