LIFESTYLE, 8 Shkurt 2025, 14:12

Cindy Marina e Genar Topalli, festë luksoze për dasmën!

Cindy Marina e Genar Topalli, festë luksoze për dasmën!

Cindy Marina dhe Genar Topalli janë tashmë gati për dasmën e tyre. Modelja dhe moderatorja është kthyer në Kaliforni prej disa muajsh e duket se aty do të ndodhë edhe një dasmë. Fillimisht Cindy po shijon festën e beqarisë në Saint Barths.

Disa tullumbace në pishinë ku shkruhet “Cindy Bachs”, disa që formojnë fjalën “Bride” (nuse), bashkë me zbukurime të tjera, gota të personalizuara, çanta dhe disa objekte me foton e Genarit.

Festa është zhvilluar në një restort luksoz, ku vajzat kanë shijuar atmosferën e krijuar.

Një festë kjo duhet thënë, e denjë për të famshmit ndërkombëtarë, ku gjithçka duket e përgatitur deri në detaj, që tek përzgjedhja e lokacionit. Kujtojmë se Genari iu ul në gjunjë gazetares së sportit dhe i propozoi asaj për martesë. E tashmë pas një viti, në periudhën e Shën Valentinit, çifti duket se do të celebrojnë dashurinë e tyre.