LIFESTYLE, 10 Prill 2025, 19:21

Bëhet imazh i brand-it Escada pas yllit shqiptar, Rita Ora/ Reklama e artistes Donna Dafi bëhet e njohur në mbarë botën

TIRANA-

Bëhet imazh i brand-it Escada pas yllit shqiptar, Rita Ora/ Reklama e

Reklamat e brendit “Escada”, me imazhin e mrekullueshëm të artistes shqiptare Donna Dafi, menjëherë kanë tërhequr vemendjen duke u shfaqur në çdo shtet dhe në çdo qendër të madhe e të frekuentuar në mbarë botën. Reklamat padiskutim kanë marrë shumë komente nga adhuruesit në llogarinë zyrtare të brendit dhe llogarinë e artistes. Ata e kanë quajtur Donna Dafin mbretëreshë, të guximshme, sensuale, magjepsëse, etj.

“Escada”, në promocionin e saj ka përfshirë edhe këngen e Donna Dafi të titulluar “Bali Paradise”. Kjo këngë, e cila është krijuar ne bashkëpunim me brendin, pritet të bëhet një hit i verës në mbarë botën. Përveç printimeve të mëdha që shfaqen në qendrat më të frekuentuara, “Escada” ka shfaqur imazhin e saj të ri edhe në të gjitha platformat digjitale. Në vitin 2019, një tjetër këngëtare me famë botërore, Rita Ora, ishte fytyra e brendit “Escada”.