LIFESTYLE, 5 Tetor 2024, 19:21

Bashkëshortja i ridërgon letrën e dashurisë pas 14-vjetësh, përlotet Sidrit Bejleri

Bashkëshortja i ridërgon letrën e dashurisë pas

Për pak kohë, Sidrit Bejleri dhe bashkëshortja e tij, Meri, do të festojnë 20-vjetorin e martesës bashkë me 3 fëmijët e tyre të mrekullueshëm. Plot dy dekada martesë, por edhe 6 të tjera së bashku kanë qenë plot sfida, me ngjarje të bukura, por edhe me të tjera të trishta. Por për këngëtarin shkodran, gjithçka ka qenë e qartë që në fillim. Ishte vetëm 22 vjeç kur e kuptoi se Meri do të ishte nëna e fëmijëve të tij. Sot, nga “S’e luan Topi”, Sidriti rrëfeu me emocion rrugëtimin e tij me Merin, bashkudhëtaren e jetës së tij, i bindur se ajo ishte e duhura: “E ndieva, është ndjesi. E kuptova që në fillim që ajo do të ishte nëna e fëmijëve të mi. Isha ende shumë i ri, 22 vjeç…” – tregon ai për Merin.

Ndërkohë, ndërsa Sidriti kujton se në kohën e rinisë, ata i shkruanin letra njëri-tjetrit, sepse atëherë nuk kishte telefon, moderatorja e lajmëron se bashkëshortja i ka shkruar një letër 14 vjet pas letrës së fundit që i ka dërguar.

Pikërisht ai moment, mes fjalëve të ëmbla nga bashkëshortja, Sidriti dëgjon pothuaj të njëjtat si ato të 14 vjetëve më parë: "Në zemrën time, unë tënden do ta mbaj. Në hidhërima e paqe, asgjë nuk do të ndajë. Zoti na dashtë gjithmonë edhe shtoftë dashurinë tonë… "

Pas kësaj, i përlotur, këngëtari thotë se “ndoshta ndonjëherë është e lehtë t’i thuash gjërat me të shkruar, sepse ato mbeten... "