LIFESTYLE, 8 Prill 2025, 22:30

Atmosferë e zjarrtë në 'Emirates Stadium'/ Ylli shqiptar, Dua Lipa shihet në tribunat e stadiumit në përkrahje të Arsenalit

Atmosferë e zjarrtë në 'Emirates Stadium'/ Ylli

Mbrëmja e sotme është shfaqur në “Emirates Stadium” për shkak të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Real Madridit, ylli me shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.

Këngëtarja shqiptare, e rritur në Londër dhe e njohur për suksesin e saj ndërkombëtar në muzikë, është parë në tribunat e stadiumit teksa shijon nga afër këtë sfidë të madhe evropiane. Tifozët nuk e kanë lënë pa vëmendje prezencën e saj, shumë prej tyre kanë filmuar këngëtaren dhe kanë shpërndarë pamjet në rrjetet sociale, duke e bërë Dua Lipën pjesë të atmosferës elektrizuese të mbrëmjes.

Duke qenë se është një emër i lidhur ngushtë me Londrën, Dua besohet se po përkrah Arsenalin, ekipin që përfaqëson qytetin ku ajo është rritur dhe ka ndërtuar karrierën e saj. Aktualisht, rezultati i ndeshjes është ende i barabartë, pa gola, por atmosfera në “Emirates” mbetet e zjarrtë, me një publik të pasionuar që përfshin edhe figura të njohura të artit dhe muzikës si Dua Lipa. Pritet të shihet nëse praninë e saj do ta sjellë fat për skuadrën e Mikel Artetës në këtë sfidë të rëndësishme kundër gjigantit spanjoll.