TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lajmet se Kanye West dhe Bianca Censori janë divorcuar u bënë virale orët e fundit dhe u raportuan nga shumë media serioze, sipas së cilave Bianca-s i kishte ardhur në majë të hundës me Kanye-n. Mirëpo duket se diçka e tillë nuk është e vërtetë.
Lajmet janë të rreme, tha përfaqësuesi i tyre për The Hollywood Reporter. Çifti ndodhet në Los Anxhelos për të festuar Ditën e Shën Valentinit dhe çdo njoftim për lidhjen e tyre do të vijë direkt nga ata.
Thashethemet për ndarjen e tyre u shfaqën pasi Daily Mail dhe TMZ cituan burime të paidentifikuara që pretendonin se kishin kontaktuar avokatët e divorcit.
Kjo pason një periudhë të diskutueshme për çiftin, duke përfshirë pamjen pothuajse nudo të Censorit në Grammy dhe postimet antisemitike të West në mediat sociale.