LIFESTYLE, 19 Shtator 2024, 16:18

Arrestet kardiake, si t’i parandalojmë? Mjekja: Ja hapat që duhet të ndjekim

Arrestet kardiake, si t’i parandalojmë? Mjekja: Ja hapat që

Doktoresha Aurora Dollenberg nga Federata e Mjekëve Shqiptarë  në Europë ka komentuar fenomenin e arresteve kardiake.

Dollenberg tha se arrestet kardiake fatkeqësisht mund t’i bien çdokujt, por se ka disa këshilla, që mund të minimizojnë ato. Ajo tha se për të eliminuar sa më shumë të jetë e mundur arrestet kardiake, duhet që të ushqehemi mirë, të bëjmë vrap dhe të mos kemi stres të akumuluar.

"Në lidhje me arrestet kardiake, janë disa aspekte që mund t’i parandalojmë. Së pari, ushqimi i mirë bën mirë për shëndetin. Së dyti, duhet të kemi një jetë aktive, duke lëvizur në këmbë gjysmë ore prsh në këmbë. Së treti, duhet të eliminohet edhe stresi. Vdekja e papritur nga arresti kardiak mund t’i ndodhë çdokujt fatkeqësisht dhe është e lidhur me sistemin imunitar të trupit. Këta persona kalojnë në krizë nervore dhe zemra mund të ndalë.

Nëse dikush mezi merr frymë, ne duhet të japim ndihmën e shpejtë, të njoftojmë urgjencën. Shteti duhet të marrë masa, që të reduktojë kohën që ambulanca vjen në ndihmë të pacientit. Vaksina antiCovid ka shpëtuar jetë, por ka pasur edhe efekte anësore. Ka qenë e pamohueshme vdekja e pacientit me vaksinën Astra Zeneca, por vdekshmëria ka qenë tepër e ulët.", tha Aurora Dollenberg, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë.